Avokatja ruse Natalia Veselnitskaja, e cila kishte takim me përfaqësuesit e fushatës së Donald Tramp në Kullën “Tramp” në qershor të vitit 2016, ndërsa e cila duhej të dorëzojë informacion të dëmshëm për Hilari Klinton, për një kohë të gjatë ka insistuar në atë se është avokat privat, dhe jo veprues i Kremlinit i cili përpiqet të përzihet në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, raportoi “Nju-Jork Tajms”.
Por, porositë e publikuara në formë elektronike para ca kohësh, tregojnë se në të paktën një rast, dy vite më parë, Veselnitskaja, ka pasur bashkëpunim të ngushtë me zyrën kryesore juridike në Rusi për të ndaluar Ministrinë e Drejtësisë për të ngritur rastin me mashtrimin kundër një kompanie ruse, shkruan gazeta. Veselnitskaja, gjithashtu, duket se i ka hedhur poshtë pretendimet e saj të mëparshme se nuk është e lidhur me Qeverinë ruse.
Në intervistën, e cila do të transmetohet sot në En-Bi-Si, ajo ka pranuar se nuk është vetëm avokat privat, por burim i informacioneve për një zyrtar të lartë në Kremlin, prokuror publik Jurij Çaika, thekson “Nju Jork Tajms”.”Unë jam avokat, dhe unë jam informator”, deklaroi ajo. “Që nga viti 2013 në mënyrë aktive komunikoj me zyrën e prokurorit publik rus”.