Shkup, 28 dhjetor – Avokati i Popullit ka konstatuar se gjatë arrestimit të tre deputetëve, më 28 nëntor të vitit 2017, është shkelur e drejta e imunitetit të deputetëve dhe kapitulli i prezumimit të pafajësisë, për shkak të mosrespektimit të Rregullores për mënyrën dhe kryerjen e punëve policore nga ana e policisë.
Në brifingun e sotëm me gazetarë, Avokati i Popullit Ixhet Memeti informoi se situatat e konstatuara janë nga veprimet pas parashtresës së marrë nga ana e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.
Për Avokatin e Popullit jokontestuese është koalicioni se në këtë rast është vepruar në kundërshtim të nenit 19 nga Rregullorja për mënyrën dhe kryerjen e punëve policore, sipas të cilës nëse personi i cili arrestohet i referohet statusit të imunitetit të nëpunësit policor pas kontrollit të besueshmërisë së statusit të tillë do ta ndërpresin arrestimin dhe për këtë menjëherë do ta njoftojë nëpunësi drejtues i policisë.
Avokati i Popullit, informon se është dorëzuar rekomandim deri te ministri i Punëve të Brendshme me të cilin kërkohet të zbatojë procedurë të plotë për analizimin e mënyrës së veprimit të nëpunësve policorë më 28 nëntor të vitit 2017, të konfirmojë përgjegjësi dhe të sanksionohen kundërvajtësit e të drejtave të deputetëve.
Në mënyrë shtesë, Avokati i Popullit duke e respektuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor konsideron se është e nevojshme të shtrohet edhe pyetja pse gjykata ka dhënë urdhër për arrestim dhe bastisje të personave të cilët gëzojnë imunitet pa iu hequr paraprakisht.
Avokati i Popullit theksoi se janë të kënaqur nga bashkëpunimi me MPB-në për procedurën, pa marrë parasysh se nuk janë përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjet e parashtruara, por kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar me të cilin saktë evidentohet problemi.