Shkup, 3 mars – Avokati i Popullit i informon qytetarët se do ta monitorojë në mënyrë aktive procesin e kryerjes së Regjistrimit të popullatës në vitin 2021, për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së tij, nga 1 marsi deri më 21 prill.
Për atë qëllim, siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, çdo qytetar që mendon se i është shkelur ndonjë e drejtë mund të paraqesë ankesë në mënyrë elektronike në adresën [email protected].
Avokati i Popullit pas ankesës së paraqitur, do ta kryejë procedurën e nevojshme dhe do ta informojë paraqitësin për rezultatin.