Shkup, 12 gusht – Avokati i popullit, Ixhet Memeti apelon deri tek Qeveria, veçanërisht deri tek Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në afat sa më të shkurtër të mundshëm t’i intensifikojnë punët me menaxhimin me mbeturinat, veçanërisht ndërtimin e deponive rajonale dhe me këtë të pengohet rreziku i mëtutjeshëm nga ndotja e mjedisit jetësor.
“Ngjarjet e fundit me djegien e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino në Gostivar, si dhe në deponinë Bukovo në Ohër tregojnë në atë sa është e rëndësishme zgjidhja e kësaj çështje, veçanërisht që pasojat – ndotja e ajrit, ujit dhe tokës do të kenë pasoja afatgjate jo vetëm në ato rajone, por edhe në tërë shtetin. Eko sistemi në asnjë rast nuk guxon të shihet si i izoluar, por përkundrazi ai është i integruar dhe prej këtu ndotja do të ndikojë ndaj të gjithëve”, thuhet në kumtesën e avokatit të popullit.
Ai me keqardhje konstaton se edhe pas tre viteve nga hulumtimi i tij për situatën me deponimin e mbeturinave në vend, konstatimet mbesin të njëjta, ndërsa situata në terren e pandryshuar.
“Deponitë lokale, të cilat në pjesën më të madhe nuk realizojnë asnjë standard ekologjik edhe më tej punojnë, nuk ka modernizim në asnjërën prej dy deponive rajonale Drisla dhe Rusino, ndërsa nuk ka filluar ndërtimi i asnjërës prej gjashtë deponive bashkëkohore rajonale”, potencoi Memeti.
Sipas tij, veçanërisht shqetëson fakti që në hartën ekologjike të Evropës, Republika e Maqedonisë së Verut e merr vendin e parë më të lartë sipas ndotjes.
“Qeveria e cila i ka ndërmarrë ingerencat nga pushteti lokal në këtë sferë, tani më nuk hapësirë për zvarritje me zgjidhjen e kësaj çështje, sepse jetesa në mjedis të shëndetshëm jetësor është një prej të drejtave bazë të garantuara kushtetuese dhe këtë të drejtë qytetarëve nuk guxon t’ua rrezikojë”, thekson avokati i popullit.