Kumanove, 5 prill – Gjykata e Kumanovës ka shpallur aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, e konsideroi këtë vendim të gjyqit të turpshëm, marrë për bazë dënimin e vogël ndaj Iliqit.
“Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”, tha avokati Asmir Alispahiç, avokat duke konstatuar se ekziston problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptarë.
Ndërkohë, babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.
/Medial.mk/