Attorney Morton Katz, 99 vjeç është bërë avokat që në 1951, pasi shërbeu në Luftën e II Botërore dhe vazhdon të punojë në bazë të kontratës me shtetin e Konektikatit si një mbrojtës i veçantë publik.
Katz e bën pothuajse të gjithë punën e tij vetë dhe në telefon, në vend që të përdorë kompjuterë, por ai i impresionon kolegët shumë më të rinj në moshë me mprehtësinë e tij të mendjes dhe kujtimin e detajeve. Ai nuk ka plane për të dalë në pension.
Ai u diplomua nga Connecticut State College, shkolla që u bë Universiteti i Konektikatit dhe pas marrjes pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Afrikën e Veriut, Itali, Francë dhe Gjermani nisi shkollën e drejtësisë në UConn.