Shkup, 8 mars – Tre mijë avokatë, aq sa janë të regjistruar në Maqedoni, janë në prag të bllokimit të institucioneve gjyqësor në vendin tonë. Ky vendim i avokatëve do të hyjë në fuqi në rast se Qeveria e miraton propozim-ligjin për noter, i cili parasheh marrjen e të gjitha kompetencave të avokatëve dhe transferimin e tyre në duart të noterëve. Pavarësisht faktit se ky Ligj kryekëput lidhet me punën e noterëve, qëllimi i plotësimit të kësaj norme ligjore është shfuqizimi i avokatëve nga të gjitha procedura që zhvillohen para noterëve. Propozim në fjalë, siç thuhet aq tepër i ka irrituar avokatët, saqë për sot, rreth orës 14:30, është paraparë mbledhja e tyre dhe diskutimi i kësaj problematike, gjegjësisht shqyrtimi i hapave të mëtutjeshme, të cilat mund të ndërmerren në rast se Qeveria jep dritë jeshile për ndryshimin e Ligjit për noter. (koha.mk)