Uashington, 21 janar – Ekipi juridik i presidentit amerikan, Donald Tramp sot theksoi se ai nuk ka bërë “absolutisht asgjë gabim”, duke i bërë thirrje Senatit ta anulojë procedurën për revokim që e quajtën “të rrejshme” dhe “shtrembërim të rrezikshëm të Kushtetutës”.
“Ky është karikim i Kushtetutës”, shkruan avokatët në pjesën e publikuar të mbrojtjes së presidentit amerikan para Senatit, ndërkaq të cilën e përgatisin si përgjigje të akuzave të demokratëve. Në dokument ceket se dy nene të ligjit për revokim, për keqpërdorim të autorizimeve dhe obstruksionit të Kongresit, nuk paraqesin shkelje për impiçment. Avokatët pohojnë se hetimi, i cili është i fokusuar në atë nëse Trampi i ka keqpërdorur autorizimet presidenciale dhe ka kërkuar ndihmë nga një qeveri e huaj – në rastin, ukrainase, për ta dobësuar rivalin e mundshëm në zgjedhjet presidenciale, Xho Bajdën, dhe t’i rrisë gjasat e veta, asnjëherë nuk ka pasur për qëllim gjetjen e së vërtetës.
“Në vend të kësaj, demokratët prej fillimit dëshironin të gjejnë ndonjë mënyrë, çfarëdo qoftë, ta shfrytëzojnë fuqinë e impiçmentit si vegël politike për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve në vitin 2016. E tërë kjo është shtrembërim i rrezikshëm i Kushtetutës të cilën Senati duhet ta hedhë poshtë”, shkroi ekipi juridik i Trampit.
Vazhdimi i gjykimit të Trampit në Senat është caktuar për të dielën.
Demokratët në aktakuzë shkruan se qëllimi i Trampit ka qenë dobia e tij personale dhe se “më pas ka tentuar ta fshehë komplotin e tij, duke i bërë obstruksion hetimit në Kongres për sjelljen e tij të pashembullt”.
Ekipi i avokatëve, megjithatë, thekson se Tramp madje edhe po t’i kishte keqpërdorur autorizimet e veta, kjo nuk është shkas për revokim, sepse nuk është shkelur ligji penal. Ata theksojnë edhe se aktakuza “ka mangësi strukturore”, sepse e akuzojnë Trampin për disa vepra, duke krijuar “opsione për zgjedhje”, si baza të mundshme për dënim.
Si pjesë të mbrojtjes ata përgatitën edhe mbrojtje të gjerë të fuqisë presidenciale, duke pohuar se edhe dy gjykimet e kaluara për revokim të presidentit të SHBA-së ishin të padrejta në mënyrë të ngjajshme.