Në vigjilje të aktiviteteve për të nderuar kryetrimin shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mërgimtarët shqiptarë nga shumë qendra të Zvicrës, bashkë me LAPSH-in, nxënës dhe prindër të shumtë, do të shënojnë dhe festojnë në forma të ndryshme. Pjesë e këtyre festave është edhe përurimi i trilogjisë “Gjergjat në drita përkrenaresh” i shkrimtarit Avni Dehari. Grupet e organizimit të këtyre përurimeve në shumë qendra të Zvicrës falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan në ribotimin e kësaj trilogjie dhe ftojnë dashamirët e librit të marrin pjesë në përurimin e këtij libri.