Shkup, 17 janar – Në Tiranë, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Departamentin e Sociologjisë, Avni Avdiu nga Kumanova mbrojti doktoraturën e dytë. Nën udhëheqjen shkencore të prof.dr.Zyhdi Dervishit tema e tij ishte “Ndikimi dhe roli i ndërsjellë i mediave të Kosovës në globalizim dhe anasjelltas – i globalizimit në medie, në njëzet vitet e fundit /1990-2010/”. Komisioni në përbërje të: prof.dr. Aleksandër Kocanit, prof.dr.Mark Markut, prof.dr. Gjergj Pentavinit, prof.dr.Fatos Gjatës dhe prof.dr. Darjana Muҫajt vlerësuan maksimalisht punën e kandidatit, duke e ҫmuar si vepër e lartë shkencore që duhet botuar sa më parë. Para dy vitesh, Avniu doktoroi në filozofi në Fakultetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup. Tema e tij atëherë ishte: “Nocioni i të majtës dhe të djathtës te partitë politike shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë prej vitit 1990-2010”. Ndryshe, Avniu ka kryer brenda katër viteve tri fakultete: Filozofinë dhe Sociologjinë (me notë mesatare 10) dhe Gazetarinë (me notë mesatare 8.3), ndërsa ka marrë gjithashtu edhe diplomën “student i dalluar”. Është kjo diploma e shtatë universitare e tij.