Aeroplani rus II-20 është zhdukur mbrëmë nga radari mbi Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se avioni është zhdukur gjatë fluturimit drejt bazës ushtarake Khimeimim në Siri, dhe se në aeroplan ndodheshin 14 ushtarë.
Më tej theksohet se aeroplani është zhdukur në momentin kur 4 aeroplanë bombardues izraelit F-16 realizonin sulme mbi Latakia, në rajonin sirian ku ndodhet edhe baza ruse Khimemim.
Ministria thotë se në ato momente është regjistruar një sulm me raketa nga fregata franceze në Mesdhe.