Avioni privat më i madh në botë është dhe ai më i kushtueshmi, jo vetëm për madhësinë, por dhe për luksin që ka brenda. I quajtur “Boeing 787 Dreamliner” zyrtarisht është shpallur aeroplani më i madh në botë privat, vlera e të cilit kap shumën e 230 milionë funteve. Një aeroplan civil i këtij lloji, mund të akomodojë 240 deri në 335 pasagjerë, ndërsa ky u prodhua për vetëm 30 persona me një hapësirë prej 2.400 metra katrorë. Brenda tij gjenden dhoma luksoze të gjumit, dhomat e ditës, tualetet me xhakuzi e deri tek baret ku shërbehen pijet më të popullarizuara. Ky aeroplan ka kapacitet të fluturojë 17.5 orë pa u ndaluar në ndonjë aeroport për furnizim, duke kaluar plot 9.800 milje.