Përplasja në tokë mes një avioni të kompanisë “Ukraine International Airlines” dhe një furgoni të aeroportit, ka shkaktuar kaos në aeroportin e Kievit. Por në fund, gjithçka ka shkuar mirë. Protagonist i incidentit, ishte një “Boeing 737-800 “ i linjës“Fly Uia Kiev-Charkiv” dhe kur komandanti ka marrë “OK”-in për manovrën e përgatitjes së uljes në listë, ka goditur me njërin kah furgonin e shërbimit në zonën e parkimit. Episodi është fotografuar nga punonjësit e aeroportit. Kompania ajrore ka shpërndarë më pas në profilin e saj në “Facebook” një komunikatë, duke sqaruar mbi atë që ka ndodhur dhe qetësuar pasagjerët. Pavarësisht nga ajo që ndodhi dhe vonesës së shkaktuar, avioni ka zbritur rregullisht mbi pistë.