Avioni me 1 minutë vonesë, 158 pasagjerë në përfundojnë në karantinë

156

Të përfundosh në karantinë, për një vonesë 1 minutë! Është kjo ajo që i ka ndodhur 158 pasagjerëve në bordin e fluturimit SAS të nisur nga Nisa në Francë për në Oslo, Norvegji.

Pasagjerët duhet të bëjnë 10 ditë karantinë, pasi avioni u ul në mesnatë, 1 minutë nga momenti kur hyri në fuqi urdhri që kush hyn nga Franca e cila konsiderohet “zonë e kuqe” për shkak të koronavirusit, duhet të bëjë karantinë.

Sipas tabelës së aeroportit, fluturimi SK4700 u ul në mesnatë fiksh, dhe sipas të dhënave të FlightRadar24, u ul në 00.01 me 9 minuta vonesë nga orari i parashikuar.

“Nuk bën diferencë nëse u ul në mesnatë apo një minutë më pas, duhet të bëjnë karantinë pasi vijnë nga zona e kuqe”, deklaroi Elisabeth Johansen, një zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë.

Pasagjerët do ta bëjnë karantinën në shtëpinë e tyre, kur dhe do të kontrollohen.

Ditën e enjte, Norvegjia deklaroi se Franca hynte në “zonat e kuqe”, njëlloj si Zvicra, Monako dhe Republika Çeke dhe avioni u ul një minutë pasi kishte hyrë e premtja.

Comments are closed.