Xhakartë, 7 nëntor – Avionit të kompanisë indoneziane “Lajon er” i cili javën e kaluar është rrëzuar në det, një ditë para fatkeqësisë i është ndërruar një sensor kyç, ka bërë të ditur sot Komiteti kombëtar për siguri në komunikacion.
Në komunikatën thuhet se sensori ka qenë lëndë e raportit të sigurisë së kompanisë “Boing” e cila ka prodhuar aeroplanin, ndërsa kompanisë ajrore i është dorëzuar të martën.
“Boing” thekson se në atë raport janë përsëritur kahet se si pilotët do të duhej të përgjigjen në të dhënat e gabuara të sensorit, pasi avioni “Lajon er” është rrëzuar më 29 tetor me 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekupiazhit.
Bëhet fjalë për sensor i cili regjistron të dhëna në këndin e “sqepit” të avionit lidhur me ajrin që të pengohet ngulfatja e motorit apo zbritja ekstreme e avionit, bëjnë të ditur nga Agjencia amerikane.
Soerxhanto Xhahxhono, kryetar i Komitetit për siguri dhe komunikacion, tha sot se krahas çështjes së sensorit me analizën e incizimit të të dhënave të fluturimit, është vërtetuar se ka pasur probleme me indikatorin e shpejtësisë së lëvizjes së ajrit gjatë katër fluturimeve të fundit të avionit.
Dy tentimet e “Lajon er” të zgjidh problemin me shpejtësinë e ajrit nuk kanë pasur sukses, ndërsa fluturimi i parafundit është zëvendësuar me sensorët këndor.
Por, “Boing” sot ka bërë të ditur se kompanitë ajrore i ka orientuar në procedurat “ekzistuese” të cilat ekuipazhi duhet t’i përdorë të zgjidhen problemet lidhur me atë.
“Boing” ka theksuar se vazhdon të bashkëpunojë me hetuesit indonezian.
Agjencia indoneziane për hetime dhe shpëtim edhe sot e ka vazhduar hetimin e mbetjeve të avionit dhe trupave të vdekur.