Fluturimi 804 i EgyptAir, që përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e 66 personave, sipas një padie është shkaktuar nga një iPhone 6s ose iPad mini që mori zjarr në kabinë.
Anëtarët e familjes së viktimave kanë paraqitur tashmë një padi gjyqësore duke pretenduar se zjarri në bord nisi kur një iPhone 6S ose mini iPad i pilotit ndihmës shpërtheu në flakë. Dokumentet e paraqitura nga avokatët që përfaqësojnë familjet, thonë se kjo mbinxehje mund të ketë çuar në një zjarr më të madh që përfundoi më pas me tragjedinë tashmë të njohur të avionit që u rrëzua në Detin Mesdhe.
Megjithatë, ekspertët e industrisë kanë hedhur poshtë teorinë e flakës në produktin Apple, duke pretenduar se ka më shumë gjasa që një qark i shkurtër ose një shpërthim tjetër të ketë ndodhur në kabinë. Sun Online ka kontaktuar Apple dhe EgyptAir për të komentuar mbi padinë ligjore.
Më parë Apple tha se nuk ishte kontaktuar nga ndonjë autoritet që hetonte tragjedinë. Ata shtuan se nuk kishte prova për ta lidhur atë me produktet e saj.