Forcat ajrore turke kanë vrarë një anëtar të lartë të PKK-së në Irakun verior, sipas burimeve lokale të sigurisë. Tre terroristë, përfshirë Sait Tanit, me emrin e koduar “Bedran Cudi”, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në rajonin e Metinas. Tanit ishte në listën e më të kërkuarve të ministrisë së brendshme turke. Në një operacion të veçantë, avionët turq goditën një grup terroristësh të PKK që përgatiteshin për një akt terrorist në krahinën juglindore Sirnak, tha ushtria.