Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë ndaj një spitali në qytetin Idlib të Sirisë pranë me kufirin e Turqisë, njoftohet se spitali ka dalë jashtë përdorimit dhe janë plagosur të sëmurët që ndodheshin për mjekim, raporton Anadolu Agency (AA). Spitali kombëtar i cili ofron shërbim në qendrën e rajonit Maret en-Numan, në pjesën jugore të qytetit Idlib, në veri të Sirisë u qëllua nga avionët luftarakë.
Sipas informimit të bërë për AA-në nga zyrtari i agjencisë së lajmeve Marre el-Yavm të rajonit, Mesut Beşşura mësohet se si pasojë e bombardimit janë plagosur 10 civilë që mjekoheshin në spital. Ndërsa spitali me kapacitet 120 shtretër në qendrën e rajonit që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ka dalë jashtë përdorimit.
Ekipet e mbrojtjes civile në deklaratat e tyre në llogaritë e medias sociale kanë bërë të ditur se janë kryer 3 sulme, ku dhe Komitetet e Koordinimit Lokal ka njoftuar se avionët luftarakë i përkisnin Rusisë. Spitali Kombëtar Maret en-Numan edhe vitin e kaluar ka qenë objekt sulmeve ajrore.