Avionët luftarak gjerman kanë kapur një avion zbulues rus mbi Detin Baltik duke iu afruar hapësirës ajrore gjermane, lajmëruan mediat lokale, transmeton agjencia Anadolia.
“Një aeroplan spiun rus ishte identifikuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ishullit gjerman Rugen në Detin Baltik, duke ngritur alarmin në forcat ajrore gjermane, raportoi gazeta “Bild”.
Si rezultat, dy “Jurofajters” fluturuan nga baza ajrore “Lage” në krahinën verilindore të Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore për të shoqëruar një aeroplan rus larg hapësirës ajrore gjermane.
Incidenti ndodhi pas shkeljes ruse të hapësirës ajrore suedeze dhe daneze, e cila dyshohet se ka ndodhur të premten.
“Avioni rus An-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten në mbrëmje”, njoftoi Ministria suedeze e Mbrojtjes.
Shtohet se avioni ka fluturuar në lindje të Bornholmit, ishull danez i Baltikut, para se të niset drejt territorit suedez.
Pastaj, Danimarka i bëri thirrje ambasadorit rus në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkujton Anadolia.