Avionët luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli do të fluturojnë ulët nesër rreth orës 11:00 në Shqipëri.
Misioni ajror i paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters.
Ai do të mbërrijë në Shqipëri gjatë ceremonisë së fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të shërbejë si bazë ushtarake e NATO-s.
Rreth 50 milionë dollarë do të investohen nga aleanca për këtë.