Qindra qytetarë kanë pritur të shtunën në Aeroportin e Prishtinës më shumë se 11 orë pasi që kompania ajrore “Orange 2Fly” nuk ka realizuar fluturimet ashtu siç ka qenë e paraparë me orar. Në vend të kësaj kompanie rreth orës 23:00 fluturimet i ka realizuar po ashtu një kompani tjetër e panjohur, “Ballkan Holidays” e ku në vend të zbritjes në Aeroportin e Dyseldorfit udhëtarët janë dërguar në Aeroportin e Kelnit në Gjermani
Festat e fundvitit kanë rikthyer në operim kompanitë mashtruese, të cilat po ua marrin paratë qytetarëve dhe nuk po u ofrojnë shërbime.
Ashtu sikurse në vitet e kaluara, edhe sivjet në fillim të muajit dhjetor pronarë të këtyre kompanive, përmes mesazheve telefonike të dërguar nga numra të panjohur prej Dubait, Amerikës e Afrikës, por edhe shteteve të ndryshme sovjetike, po joshin bashkatdhetarët tanë, duke u ofruar oferta udhëtimi për në Kosovë me çmime qesharake, por në realitet një numër shumë i vogël i tyre mund t’i shfrytëzojë ofertat e këtyre, pasi që shumica e tyre që kanë blerë bileta avioni në këtë formë kanë rënë viktimë e një grupi kriminal, që në vazhdimësi po plaçkit bashkatdhetarët tanë. “Aviokompania ‘Orange 2Fly’ ka realizuar fluturime për turoperatorët ‘Reiseburo Prishtina’, ‘My Sky’, ‘Sky Express’ e ‘Air Munich”. Këta turoperatorë nuk është hera e parë që kanë lënë qytetarët në aeroport, ku duke përdorur edhe aviokompani të tjera kanë mashtruar shumë qytetarë”, ka thënë burimi i gazetës.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)