Berat Gjimshiti ka vendosur: aventurës te Atalanta i ka ardhur fundi. Këtë sezon, të paktën deri tani, nga 19 ndeshje në total që bergamaskët kanë zhvilluar, mbrojtësi shqiptar ka luajtur thuajse gjysmën (8 ndeshje, 537 minuta në fushë). Megjithatë, për lojtarin e lindur në Zyrih, kjo nuk mjafton. Ai kërkon të jetë protagonist dhe të konsiderohet si titullar.