Aventurat e “Paddington”, rikthehet komedia britanike

Pas suksesit të 2 viteve më parë aventurat e arushit “Paddington” rikthehen në ekranin e madh. “Paddington 2” vjen në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial duke sjellë të qeshura pa fund në komedinë britanike. Në këtë seri të dytë arushi Paddington duhet të mendojë dhuratën perfekte për ditëlindjen e 100-të të teze Lusit, por ai përballet me një sere peripecish për shkak se dhurata e zgjedhur prej tij vidhet. Regjisori Paul King ia ka besuar zërat e komedisë së animuar aktorëve Ben Wishau dhe Hugh Grant në këtë komedi që është mirëpritur nga kritika botërore. Kritiket e specializuar shkruajnë se “Paddington 2” është si ëmbëlsira e preferuar e Paddington: E prerë hollë, e ëmbël, porsi një copëz marmalade.