Ish-mesfushori i Milanit, Keisuke Honda, ka njoftuar largimin nga klubi i tij i fundit. Japonezi muajin e fundit e ka kaluar në Holandë, ku luajti për ekipin e Vitesse. Në 7 nëntor të këtij viti, Honda, u transferua tek holandezët. Aventura e tij e fundit zgjati shumë pak, rreth 1 muaj e 15 ditë.
Gjatë kësaj periudhe 33-vjeçari u aktivizua në vetëm 4 ndeshje me Vitessen. Tashmë ai sërish është një lojtar i ri dhe me shumë mundësi pa merkatos së janarit do ta shikojmë Hondën në një aventurë tjetër.