Shkup, 27 dhjetor – Aventura e Ilir Avdylit tek Shkëndija e Tetovës ka përfunduar para kohës. “Gardiani” nga Podujeva ka shkëputur kontratën me kuqezinjtë bën të ditur “Gazetasheshi.com”. Avdyli, i cili kaloi tek Shkëndija gjatë afatit kalimtar të verës në mënyrë të dyanshme ka shkëputur marrëveshjen dhe tani është lojtarë i lirë. Edhe pse erdh si një përforcim për të rritur konkurrencën, Avdyli megjithatë nuk arriti të fitojë besimin e stafit teknik në krye me Qatip Osmanin duke qenë rezervë e Kostandin Zahovit. Kujtojmë, në të kaluarën Avdyli ishte pjesë e Tiranës, Llapit, Ferizajt, Drenicës dhe KEK-ut.