Donis Avdijaj ndërron sërish skuadër. Pas provoi një eksperiencë në kampionatin turk me fanellën Trabzonspor skuadër tek e cila nuk arriti të linte shenjë, lojtari që dikur kishte një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh nga Schalke 04 dhe vlerësohej si nga talentet më të mëdhenj të zbuluar në Gjermani, është transferuar zyrtarisht te Hearts në kampionatin skocez.
Avdijaj është prezantuar te skuadra e tij e re, me të cilën do të kërkojë të ringrihet dhe tëq tregojë vlerat e tij pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij. 23-vjeçari i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën po pret me padurim të nisë aventurën me Hearts. Te skuadra e njohur skoceze Avdijaj do të mbajë veshur fanellën me numër 99.