Donis Avdijaj është shumë afër të bëhet me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar aktualisht është pa klubi, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, Willem ll ia shkëputi kontratën. Por, istogasi është shumë afër që t’i rikthehet futbollit aktiv, pasi për të është i interesuar klubi turk, Trabzonspor.
22-vjeçari aktualisht ndodhet në Turqi, ndërsa raportohet se është shumë afër marrëveshjes me skuadrën turke.