Shkup, 11 gusht – Të gjitha masat e nevojshme për menaxhim me sëmundjen antraks në fshatin Strogomishtë e Poshtme në Kërçovë janë ndërmarrë. Për momentin sëmundja është zbuluar vetëm te një fermë, ndërsa ato fqinje janë lënë nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar. Raste të reja të paraqitjes së sëmundjes te bagëtitë nuk ka, ndërsa nuk ka as të sëmurë nga antraksi.
Këtë e bëjnë të ditur nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në demantin e konferencës së shtypit të Cvetan Triupnovskit nga KE i VMRO-DPMNE-së në të cilin theksojnë se partia edhe këtë herë në mungesë të ideve se si të “animohet” populli, e manipulon opinionin, pa nevojë tenton që të mbjellë frikë përmes informacioneve të rreme.
Sqarojnë se në fshatin Strogomishtë e Poshtme në Kërçovë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Kafshët e ngordhura nën mbikëqyrjen e veterinarit të shpëtuar janë djegur dhe larguar, në fermë është bërë pastrim i plotë dhe dezinfektim. Është sjellë edhe ndalesë për hyrje dhe dalje të kafshëve nga dhe në fermë.
Informojnë se është mbajtur mbledhje urgjente e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, janë zbatuar edhe hetime epidemiologjike për konfirmimin e burimit të mundshëm të infeksionit, ndërsa po bëhet edhe edukim i popullatës nga ky vendbanim.
Gjithashtu, zbatohet procedurë e brendshme për konfirmimin e respektimit të procedurave të shënuara në rast të paraqitjes së sëmundjeve zoonotike te kafshët.
Nga AUV theksojnë se masa e ardhshme është vaksinimi i bagëtive kundër sëmundjes Antraks në këtë vendbanim.