AUV përgënjeshtron se hahet mish me antibiotikë dhe aditivë

Shkup, 19 tetor – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i përgënjeshtron shkrimet në disa media se qytetarët hanë mish plot me antibiotikë, hormone dhe aditivë, duke theksuar se janë të pabaza, shkrimet paushalle dhe manipulime të ashpra me të cilat qytetarët mashtrohen dhe frikësohen. “Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve dhe mbrojtjen shëndetësore të kafshëve, më me përgjegjësi pohojmë se përdorimi i antibiotikëve dhe hormoneve në prodhimin e mishit dhe qumështit në Republikën e Maqedonisë është rregulluar me ligj, me rregulla të cilat janë më të kufizuara në krahasim me ato evropiane me të cilat janë harmonizuar, ndërsa me ligj është konfirmuar edhe përdorimi i drejtë dhe përgjegjës i preparateve mjekësore dhe veterinare, përfshirë edhe antibiotikët dhe hormonet”, thekson Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Nga viti 2012 Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e zbaton Programin vëzhgues kombëtar për kontrollin e mbetjeve nga preparatet mjekësore veterinare dhe kontaminuesit në kafshët e gjalla dhe ushqimin me prejardhje shtazore, përfshirë edhe të antibiotikëve dhe hormoneve. Kontrollet për prezencë të antibiotikëve në qumësht dhe mish dhe hormone në mish kryhet edhe nga ana e veterinarëve zyrtarë për çdo dyshim gjatë zbatimit të kontrolleve zyrtare. Ky institucion kompetent thekson se rezultatet nga kontrollet që janë kryer deri më tani tregojnë se ushqimi me prejardhje shtazore i plasuar në tregun në Republikën e Maqedonisë është pa prezencën e antibiotikëve dhe hormoneve, gjegjësisht se nga ky aspekt ai është i sigurt. AUV apelon deri te qytetarët të blejnë mish vetëm nga mishtoret e regjistruara dhe që përmban deklarata për prejardhjen e  e tij dhe për  korrektësinë shëndetësore.