Evitoni prodhimet në konserva, kavanozë pako apo ambalazhe të dëmtuara, të ndryshura, të fryra apo të plasaritura, mos blini ushqime të gatshme të cilat qëndrojnë në enë të hapura, ndajeni ushqimin e përgatitur nga ai i pabërë, lani mirë pemët dhe perimet. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), sipas të cilës, shëndeti hynë përmes gojës dhe për këtë arsye duhet jashtëzakonisht të kihet kujdes se si, ku dhe çfarë konsumojmë. Posaçërisht është me rëndësi, thonë nga AUV, kur bleni, blerësit ta lexojnë shënimin në prodhime, ndërkaq nëse hanë jashtë shtëpisë dhe eventualisht dyshojnë në sigurinë e ushqimit, të bëjnë zgjedhje tjetër.
“Çdoherë të keni kujdes, person i cili përgatitë apo shërben ushqim, me kujdes të manipulojë me të. Në pajtim me Rregulloren ekzistuese, kjo duhet të jetë qartë e dukshme dhe e kuptueshme, me alergenë të cekur, aditivë, vitamina, minerale,… Praktikisht i jep të gjitha informatat e domosdoshme për përbërjen dhe mënyrën e ruajtjes së ushqimit, afatin e pçërdorimit, neto peshën apo volumin,…, në bazë të të cilave konsumatori mund të bëjë zgjedhje të duhur”, thonë nga Agjencia. Në Maqedoni vazhdimisht bëhen fushata për ushqim të shëndoshë dhe ato shpesh janë të mbështetura apo të realizuara nga AUV. Në një prej tyre, “Ushqim i sigurtë për ardhmëri të shëndoshë”, janë prëfshirë disa segmente: rekomandime për larje të duarve para çdo vakti, porositje “e mençur” kur ushqehemi jashtë shtëpisë, këshilla për transport të[ ushqimit dhe njohje të simptomeve të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi.