Shkup, 3 korrik – Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kioskun për sanduiçe Grand Burger, pasi që vonë pasdite morën njoftim zyrtar nga Qendra për shëndet publik – Shkup se pas paraqitjeve të marra dhe anketave të bëra epidemiologjike është konstatuar burimi i infektimit.
Nga AUV informojnë se në vendin e ngjarjes është konstatuar se objekti nuk punon, përkatësisht, sipas deklaratës së fqinjëve, ai ishte mbyllur nga ana e vetë operatorit që gjatë ditës së djeshme.
“Shërbimet inspektuese të AUV-së dhe të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, pas njoftimit të marrë, u nisën tek operatori për ushqim, në mënyrë që të kryejnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për konfirmim të gjendjes faktike tek ky operator me ushqim dhe për caktim të masave për asgjësim të dukurisë. AUV i pret rezultatet nga hulumtimet laboratorike të ekzemplarëve të marrë nga ushqimi në kuadër të mbikëqyrjes inspektuese të kryer që të hënën në bazë të parashtresave nga ana e konsumatorëve të cilët janë ky rast, hetimi i të cilëve është në rrjedhë”, qëndron në kumtesën e AUV-së.