Shkup, 20 maj – Rrugën Shkup-Bllacë do ta ndërtojë VMRO-DPMNE. Kështu ka thënë deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski, duke ironizuar në seancën e djeshme të Parlamentit të Maqedonisë, ndërsa akuzoi pushtetin se, edhe 10 muaj aq sa kanë mbetur nga mandati i pushtetit aktual, LSDM-BDI nuk do të fillojë ndërtimin e autostraës nga Shkupi deri në pikën kufitare në Bllacës.
“T’ju përkujtoj se Qeveria e mëparshme ju la të gatshëm projektin bazë dhe studimin fizibiliti në vitin 2016. Nga atëherë kanë kaluar 3 vite dhe ende s’ka asnjë aktivitet në terren se po ndërtohet kjo rrugë. Dhe aspak nuk jam i befasuar, sepse rrugën Shtip-Miladinovcë, e cila ishte gati 90 për qind para tre viteve, ju ende nuk mund ta përfundoni dhe ta lëshoni në përdorim, e ku më të ndërtoni rrugën Shkup-Bllacë”, tha Dimovski nga foltorja e Parlamentit. I menjëhershëm ishte reagimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, i cili deklaroi se Qeveria tani… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)