Për dallim prej Maqedonisë, shtetet fqinje në pjesën më të madhe kanë përfunduar autostradat dhe rrugët kryesore. Në maj të vitit të kaluar, Serbia ka lëshuar në përdorim aksin rrugor të vështirë që kalon nëpër grykën e Gërdelicës që tani përshkohet më shpejt me tunele, në vend të rrugës së mëparshme në terren të vështirë
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 3 janar – Shumica e akseve rrugore më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut në përiudhën e kaluar u ndërtuan me vonesa. Realizimi i tyre që nuk ndjek planet fillestare të fillimit dhe përfundimit, sidomos po tregohet në vonesat e realizimit të autostradave në korridorin tetë dhe dhjetë. Ndërtimi i tërësishëm i korridorit dhjetë si auostradë prej Kumanove deri në Gjevgjeli përfundoi para disa vitesh, ndërsa përfundimi korridorit tetë me rrugë moderne dhe të rehatshme për udhëtim në drejtim Qafë Thanë-Kërçovë, Kërçovë-Gostivar dhe Shkup-Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë do të presë edhe më shumë vite.
AFERAT KORRUPTIVE
Në vitin 2023 apo 2024 është premtuar se do të përfundojë autostrada në gjatësi prej 14 kilometrash prej Shkupi deri në vendkalimin kufitar Bllacë, ndërsa qytetarët deri atëherë do presin që deri në Prishtinë nga Shkupi të arrijnë për 45 minuta. Kosova në vitin 2019 lëshoi në përdorim a Autostradën “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 65.6 kilometrash të ndërtuar nga Bechtel-Enka. Nga ana tjetër, edhe autostrada Kërçovë-Ohër është vonuar për së paku tre vite. E nisur të ndërtohet më shkurt të vitit 2014, akoma nuk ka është ndërtuar as gjysma e saj. Në këtë rrugë që kalon nëpër një teren të vështirë, vozitësit në vend se me 120 kilometra në orë akoma po voziten në mesatare me nga 60 kilometra në orë. Në vend që të lëshohet në përdorim në vitit 2021, ajo do të vonohet edhe për disa vite. Vonesat janë shkaktuar edhe me problemet me ndryshimin e projektit të realizimit, shtimit të punëve ndrëtimore, rritjes së numrit të rrugëve hyrëse dhe dalëse në autostradë. Për këto probleme është ngritur edhe lënda “Trajektorja “, para gjykatave vendrore.
Përskaj vonesave në realizim, ai do të kushtojë edhe shumë më shumë se shuma fillestare e parashikuar. Probleme të ndryshme me projektimin e sërishëm të rrugës, zhdëmtimin e pronarëve të tokës, dhe punët shtesë që kanë dalë nga projekti i ri do të vonojnë këtë arterie shumë të rëndësishme rrugore në Maqedoninë e Veriut. Ky aks rrugor i gjatë 57 kilometra filloi të ndërtohet në vitin 2014, ndërsa me plotësimet e anekseve do të arrijë koston prej afër 600 milionë euro nga 400 milionë euro paraprake për shkak të punimeve shtesë. Me fjalë të tjera, vlera fillestare është rritur për 186 milionë euro shtesë nga kostoja fillestare prej 411 milioneuro për punimet në tunele , mihjet shtesë të truallit, sanimin e pjesëve që rrëshqasin , projektimin e hyrje-daljeve të reja nga autostrada dhe rrugëve alternative. Të dhënat nga terreni flasin se nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e 57 km të autostradës, por edhe për ndërtimin e 60 km të tjera të rrugës për hyrje-daljet dhe akset alternative. Ndërrtimi i kësaj rruge ështër objekt i hetimit “Trajektorja”.
KORRIDORI QË E AFRON TIRANËN
Përkundër premtimeve në të kaluarën, po vonon edhe riparimi dhe zgjerimi i rrugës Strugë- Qafë Thanë. Nga Ministria e Transportit kanë bërë të ditur se deri në fund të muajit dhjetor 2020, pritet të përfundojë procedura e dokumentacionit teknik, ndërsa me fillimin e vitit 2021, do të shpallet edhe tenderi për rindërtimin e saj përmes ndërmarrjes shtetërore të rrugëve. Nga ana tjetër, Shqipëria pritet që në mesin e vitit 2021, të përfundojë rrugën e Arbërit prej Tirane deri në Dibrën e madhe me gjatësi prej 74 kilometrash, por jo si autostradë por si një rrugë moderne që do të të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km. Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.
Në Maqedoni përskaj riparimit por jo edhe zgjerimit të rrugës Dibër-Mavrovë aty ku ka mundësi, akoma vazhdimi eventual i rrugës së Arbërit deri në Kërçovë dhe lidhja e saj me autostradën e ardhshme Gostivar-Kërçovë, mbetet në planifikim. Para 7-8 vitesh, një nga idetë ishte se kjo rrugë në Maqedoni do të vazhdojë në aksin rrugor Dibër-Ura e Boshkut-Izvor-Kërçovë që kushton ndërmjet 20 dhe 30 milionë dollar. Në ndërkohë, me mjete të Bankës Evrpiane për Zhvillim dhe Rindërtim të vlefshme afër 20 milionë euro ndër të tjerash do të rehabilitohen rrugët Hanet e Mavrovës deri në Zhirovnicë në gjatësi prej 18.5 km, prej Zheline deri në Karpallëk me gjatësi prej 16 km. Në plan është të rehabilitohet edhe rruga prej Podmolje (rrteh rrotullimi tek Euro Hoteli), deri në Radozhdë në gjatësi prej 4.1 km, ndërsa është përfunduar rikonstruimi i rrugës Kollarë-Kërçovësi dhe i aksit rrugor Saraj-Grupçin. Është rehabilituar edhe një pjesë e aksit rrugor Gostivar-Kollar- Kërçovë në gjatësi prejë 28.5 km.
Në koridorrin tetë, pritet që të përfundojnë procedurat për zgjerimin e autostradës Tetovë-Gostivar ku në vitin 2019 kanë kaluar mbi 15 mijë vetura në ditë .Ky aks rrugor prej 22 kilometra pritet të ndërtohet në vitin 2022 me tre korsi. Po punohet edhe në projektimin e autostradës Kërçovë-Gostivar. Nga autostradat e tjera, aksi rrugor Shkup- Shtip është lëshuar në përdorim në muajin qershor të vitit 2019. Ajo u ndërtua në terren të rrafshët, më të përshtatshëm në raport me autostradën tjetër me teren malor. Kjo autostradë që filloi të ndërtohet më shkurt të vitit 2014, duhej të jetë gati në mars të vitit 2017. Gjithashtu vonesa në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në vend janë shënuar edhe më herët. Pas katër vitesh të ndërtimit në muajin shtator të vitit 2011, është lëshuar në përdorim autostrada nga vendkalimi kufitar Tabanoc deri në Kumanovë në gjatësi prej 7.6 kilometrash, që kushtoi 15.5 milion euro. Kompetentët kanë sqaruar se punët ndërtimore janë vonuar për shkak të plotësimit të projektit fillestar, që janë kryer në bazë të kërkesave të qytetarëve. Në projekt kanë hyrë edhe dy hyrje dalje të reja tek Reçica dhe Tabanoc, ndërtimi i urës së re si dhe rregullimi i shtratit të lumit.
Pas përfundimit të kësaj pjese të korridorit dhjetë, në radhë për ndërtim ka qenë pjesa në afërsi të kufirit me Greqinë. Në prill të viti 2018, është lëshuar në përdorim aksi rrugor Demir Kapi- Smokvicë me gjatësi prej 28.2 kilometrash, që filloi të ndërtohej në shtator të vitit 2011 dhe që kushtoi afër 227 milionë euro. Përgjatë kësaj pjese të autostradës nga Kumanova deri në Gjevgjeli janë, janë ndërtuar 6 ura, dy hyrje dalje si dhe dy tunele me gjatësi prej 1.2 kilometra etj. Përfundimi i kësaj rruge ishte i planifikuar për në muajin shtator të vitit 2016, ndërsa u lëshua në përdorim dy vite më vonë. Ndër shkaqet e vonesave të autostradës “Miqësia”, ishin edhe mos ndërtimi i qendrës së kontrollit të rrugës si dhe mos dislokimi i largpërçuesit të rrymës,andaj edhe me anekse të tjera u vazhdua afati i pëfundimit të saj. Ndërtimi i saj ishte pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale me titullin “Aktor”.
NXITJA E SHKËMBIMEVE TREGTARE
Në drejtim të zgjerimit dhe modernizimit të rrugëve në korridorrin tetë, në drejtim të Bullgarisë shteti po investon mbi 100 milionë euro. Në vitin 2019, pala bullgare ka deklaruar se po ndeshen me sfidën që të kërkojnë mundësi për autostradën Dupnica-Qustendil-Gjueshevo, që do të ndërtohej nga ana e një investitori strategjik. Në Maqedoni në vitet e kaluara është kryer rinkonstrimi i rugës Rankovce-Kriva Pallankë si dhe mbindërtimi i rrugës ekzistuese ndërmjet Kriva Pallankës dhe vend kalimit kufitar Deve Bair. Nga Ministria e Transportit në fund të muajit dhjetor kanë bërë të ditur se punët në infrastrukturën rrugore në korridorin tetë po zhvillohen ndër të tjerash edhe në lindjen e vendit, ku vetëm në rajonin Verilindor po realizohen investime me vlerë prej mbi 80 milionë euro me intensifikimin e ndërtimit të rrjetit rrugor. Rruga ekspres Rankovce-Kriva Pallankë përfshin ura dhe vijadukte, dhe trase të reja. Po rehabilitohet edhe rruga Kumanovë-Stracin me asfakt të ri dhe sanimin e tre urave e kështu me radhë. Gjithashtu po rikonkstruohet edhe rruga Kriva Pallankë-Deve Bair me gjatësi prej 13 km, me sanimin e katër ura, korsia e treta përgjatë tërë rrugës etj.
Ndryshe, për dallim prej Maqedonisë, shtetet fqinje në pjesën më të madhe kanë përfunduar autostradat dhe rrugët kryesore. “Rruga e Kombit”, nisi të ndërtohet në vitin 2007. Në tetor të vitit 2010 u hap galeria veriore e tunelit të Kalimashit, duke shënuar në këtë mënyrë, përfundimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Kostoja fillestare e autostradës me katër korsi u përllogarit në rreth 600 milionë euro, por më pas ajo i kaloi 1 miliard eurot. Ndërtimi i autostradës ndikoi në: Shtatëfishimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve që nga viti 2006, turistët nga Kosova janë pesëfishuar në krahasim me vitin 2006. Në vit hyjnë 1.5-1.8 milionë shtetas nga Kosova. Në shtator të vitit 2019, apo trembëdhjetë vjet nga nisja e punimeve, Rruga e Kombit ka përfunduar tërësisht. Shtarë urat e larta në afërsi të qytetit të Kukësit deri te dogana e Morinës janë ndërtuar, punimet për të cilat ishin lënë në mes një dekadë më parë. Në nëntor të viti 2020, sërish është modernizuar kjo autostradë me ndërtimin e nyjes së re në Kalimash, fillimin e ndërtimit së urës së re në Kukës dhe riparimin e urës së vjetër, sistemit të ri të ndriç.imit , mureve të reja mbështetëse etj
Më 29 maj 2019, është përuruar autostrada, “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Kjo autostradë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro. Ajo ka një rëndësi të madhe për ekonominë dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërsa ajo po lidh me autostradë Prishtinën me komunat tjera dhe Maqedoninë Veriore, si dhe i hapë rrugë Kosovës drejt lidhjes me Korridorin 10. Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra. Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.
Në maj të vitit të kaluar, Serbia ka lëshuar në përdorim aksin rrugor të vështirë që kalon nëpër grykën e Gërdelicës që tani përshkohet më shpejt me tunele, në vend të rrugës së mëparshme në teren të vë shtirë. Punimet edhe atje kishin ngecur pas fillimit të tyre në vitin 2013. Në kë të aks rrugor pprej 26 km, që është pjesë e korridorit dhjetë tani vozitësit arrijnë më shpejt përmes Nishit dhe Beogradit në drejtim të Hungarisë, dhe Kroacisë dhe BE-së. Kroacia në vitin 2005 ka lëshuar në përdorim autostradën moderne Zagreb-Split të gjatë 380 km, që më për pak se katër orë lidh veriun dhe jugun e Kroacisë. Greqia në vitin 2009 përfundoi autostradën Egnatia prej kufirit me Turqinë deri në detin Jon në gjatësi prej 670 kilometrash. (koha.mk)