Autostrada Prishtinë-Shkup do të lëshohet për përdorim më 29 maj

Autostrada “Arbër Xhaferi” e cila e lidh kryeqytetin kosovar me Maqedoninë e Veriut, tërësisht do të lëshohet në përdorim më 29 maj të këtij viti.

Informatën për  përfundimin e punëve ndërtimore  të autostradës nga Prishtina deri te Gjenerali Jankoviq, përkatësisht te vendkalimi kufitar Bllacë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nxori Ministria e Infrastrukturës  në seancën e sotme të Qeverisë kosovare, prejse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar deklaratë  për rrjedhën e punëve  në autostradë.

“Kryeministri  mori përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës se lëshimi në përdorim  i kësaj autostrade është planifikuar  të mbahet më 29 maj,  derisa për plotësimin e obligimeve financiare nga ana e Ministrisë përgatiter raport që do të prezantohet  para kabinetit qeveritar shumë shpejtë”, thuhet në kumtesën pas seancës së Qeverisë.