Beograd, 9 prill – Punimet në tunelin më të gjatë në Serbi në Grykën e Gërdelicës në Korridorin 10 drejt Maqedonisë së Veriut janë në fazë përfundimtare, ndërsa ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq, pret komunikacioni në këtë aks të fundit të autostradës të përurohet nga fundi i prillit, njofton Koha.
Pas shqyrtimit të punimeve në tunelin Manjole, Mihajlloviq deklaroi se autostrada në Grykën e Gërdelicës është asfaltuar në tërësi, tuneli është duke u rregulluar me ç’rast do të jetë gati për sezonin turistik veror.
“Pres nga fundi i prillit automjetet këtu të nisen. Mendoj se është punë e madhe për të gjithë ne, për Serbinë, të shohim se jemi përgjegjës dhe se punojmë dhe tani mund të mendojmë për disa autostrada të tjera të cilat jemi duke i ndërtuar”, deklaroi Mihajlloviq.
Ajo shtoi se është shumë e lumtur që Korridori 10 në Grykën a Gërdelicës duket më ndryshe në krahasim prej para disa muajsh dhe përkujtoi se punimet në Grykën e Gërdelicës kanë filluar në vitin 2014 dhe se ky është sheshndërtimi më i vështirë në Evropë. (koha.mk)