Komunikacioni prej dhe në drejtim të Aeroportit të Shkupit më 7 maj gjatë vizitës së Papa Franceskut do të jetë i ndërprerë prej ora 7:30 deri në ora 9 në mëngjes dhe prej ora 17 deri në ora 18:30 pasdite.
Sipas informatave të trupit koordinues për organizim të vizitës së Papës, gjatë këtyre intervaleve komunikacioni deri në dhe prej aeroportit do të orientohet përmes drejtimeve anësore të rrugëve. Organizatorët apelojnë për ata që fluturojnë gjatë asaj dite të nisen së paku një orë më herët, sepse lëvizja nëpër rrugët anësore zgjatë më shumë.
Të gjitha informacionet në lidhje me vizitën e papës janë të mundshme në ueb faqen papa.mk.