U përurua një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidhë Kosovën dhe Maqedoninë. Gjatë këtij përpurimi pjesëmarrës ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe komunalë. Presidenti i Kosovës gjatë ceremonisë së hapjes së segmentit të ri të autostradës, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e shtetit për qytetarët në natën e Vitit të Ri. “Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha presidenti Thaçi. Ndërkaq, kryeministri Mustafa, këtë projekt e quajti si projekt të rëndësishëm për Kosovën. Gjatë ceremonisë ai uroi që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë e gjitha. Ceremonia e përurimit të autostradës u mbajt në Babush.