Shkup, 2 nëntor – Njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë euro shtesë do të kushtojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër. Me aneksin e tretë të ri të marrëveshjes me realizuesin e punëve ndërtimore, kompania kineze “Sinohidro” që e miratoi sot në seancë Qeveria pas negociatave njëvjetore, janë vërtetuar financat shtesë, me të cilat në terren paralajmërohet intensifikim i punëve ndërtimore për autostradën në gjatësi prej 57 kilometrave.
“Pas një viti negociata arritëm të bëjmë kursim prej 95 milionë euro. Nëse vazhdohej me realizim të marrëveshjes me çmimet e vjetra, punët shtesë do të kushtonin 282 milionë euro, ndërsa me të rejat kjo vlerë është 187 milionë euro”, tha në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, duke potencuar se projekti është sjellë në gjendje të rregullt dhe është siguruar kursim prej 95 milionë euro. Angjushev përkujtoi në problemet kyçe për shkak të të cilave ishin në ngecje apo u ngadalësuan aktivitetet ndërtimore siç janë dokumentacioni gabimisht i projektuar, hetimet jopërkatëse gjeomekanike, shpronësimi i pazgjidhur.
Njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë euro shtesë, pasi që aneksi do të miratohet nga Kuvendi do të sigurohen me kredi nga “Banka Eksim” nga Kina.
Siç theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, kredia paraprake për autostradën që e ka siguruar Qeveria e mëparshme ka qenë me dy për qind shkallë fikse të interesit dhe afat të pagesës prej 20 vjetëve dhe grejs-periudhë pesëvjeçare.
Me aneksin e ri “Sinohidro” pajtohet që të ndërtojë nëntë unaza të cilat paraprakisht nuk ishin parashikuar, si dhe rrugë alternative nga Preseka deri në Arbinovë, të kryejë punë shtesë në tunelin Presekë, si dhe të gjitha lëshimet për ujë në gjithë trasenë dhe minimet për stabilizim të shpateve dhe sanim të rrëshqitjeve të dheut në gjithë trasenë. Pas hyrjes në fuqi të aneksit, realizuesi në afat prej 28 ditëve do të përgatisë program të hollësishëm për punë sipas kushteve reale më terren konform pozicioneve të kontraktuara”, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Siç potencoi edhe zëvendëskryeministri Angjushev, nëse sot duhet të lidhet marrëveshje e këtillë, Qeveria aktuale nuk do ta bënte këtë. Pas analizës së opsionit për ndërprerje të ndërtimit që do të sjellë deri në situatë të mbetet edhe pa autostradë dhe t’i kthejë paratë dhe t’i paguajë dëmshpërblim të madh realizuesit, është qasur drejt opsionit që të vazhdohet me projektin, pro me zgjidhje të mëparshme të të gjitha problemeve. Realizimi real në terren i projektit 57-kilometërsh i autostradës me kushte të reja tani arrin 45-50 për qind.
“Sinohidro” kineze periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedh edhe nënrealizues të ri nga kompanitë vendore në vendin e “Transmet” për shkak të probleme vijuese të kompanisë. Në punët në terren janë angazhuar edhe kompanitë vendore “Granit” dhe “Ilinden” dhe “Viktoria” nga Shqipëria.
Me aneksin e dytë marrëveshja në shtator të këtij viti Qeveria mundësoi që të shfrytëzohen 250 milionë euro kredi nga Banka Eksim, gjithashtu në drejtim të shkyçjes së punëve ndërtimore. Ndërtimi i autostradës startoi në shkurt të vitit 2014, ndërsa konform marrëveshjes të lidhur nga Qeveria paraprake është dashur të kushtojë 411 milionë euro.