Shkup, 3 prill- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, në kuadër të seancës së 40-të, në rend dite të së cilës janë mbi 60 propozim-ligje, duhet ti’ shqyrtojë në lexim të dytë dhe plotësimet e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim në aksin rrugor Milladinovcë – Shtip dhe aksi rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar.
Autostrada Kërçovë – Ohër duhet të jetë gati deri në qershor të vitit 2021. Qeveria më 20 mars të klëij viti e miratoi aneksin e parë të marrëveshjes me kompaninë kineze Sinohidro, me të cilin afati për ndërtim prolongohet për tre vjet e gjysmë.
Mes propozim ligjeve janë edhe ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me të cilin parashikohet vendosje e “nafta e gjelbër”, respektivisht bashkëfinancim i shpenzimeve për furnizime të karburantit për prodhim bujqësor deri në 50 për qind, që, sipas Qeverisë duhet të mundësojë ulje të shpenzimeve prodhuese dhe konkurrencë më të madhe.
Momentalisht vijon seanca e 38-të, në të cilën deri më tani në lexim të parë kanë kaluar rreth 30 propozim ligje, të gjitha në lexim të parë.
Për sot Kuvendi ka caktuar edhe dy seanca tjera, vazhdime të seancës së 40-të.