Shkup, 11 tetor – Autostrada drejtë Greqisë në aksin Demir Kapi-Smokvicë duhet të lëshohet në përdorim më së voni në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm, kumton Qeveria e Maqedonisë, transmeton Koha. Në seancën e mbrëmshme është vendosur të nënshkruhet aneks me të cilin vazhdon afati për ndërtim deri më 28 shkurt 2018.
“Përpos vazhdimit të afatit, aneksi parasheh edhe mjete shtesë për punët ndërtimore që duhet të realizohen deri në përfundimin e autostradës”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.
Nevojiten edhe 850.000 euro për punët ndërtimore. Qeveria thonë se këto mjete janë siguruar nga borxhi aktual që është marrë për realizimin e projektit. Ky aks është i gjatë 28 kilometra, kushton 280 milionë euro, ndërsa ka filluar të ndërtohet në vitin 2012 dhe duhej të lëshohej në përdorim në shtator të vitit 2017. (koha.mk)