Gjashtëmujori i parë i 2019-s shënjon një sërë suksesesh të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Kanë përfunduar brenda afateve të përcaktuara në kontratë projektet e ndërmarra duke dhënë siguri për ecurinë e projekteve të tjera që janë në fazë zbatimi.
“Çdo ditë punë për të garantuar rrjet rrugor kombëtar të sigurt dhe me standarde”, shprehet Drejtoresha e Përgjithshme e ARRSH-së, Sonila Qato.
Për periudhën janar-korrik 2019, ARRSH ka përfunduar 5 kontrata ndërtimi rrugësh: Përfunduan riparimet në mbikalimin e Fushë-Krujës, Rrethrrotullimin e Kamzës; është në proces rehabilitimi rruga Llogora-Sarandë; ka përfunduar ndriçimi në akset Qafë-Kashar- Vorë; në proces është rehabilitimi i rrugës Plepa-Shkozet dhe Qafë-Qelë – Fushë-Arrëz.
Investimet kanë përmirësuar cilësinë e qarkullimit dhe kanë reduktuar me 60 minuta kohën e udhëtimit. ARRSH do të investojë 6.7 milionë euro për rehabilitimin e sigurisë rrugore dhe 12 kontrata priten të përfundojnë brenda vitit 2019.
Ndërsa 4000 km të rrjetit rrugor kombëtar janë në mirëmbajtje të vazhdueshme sipas standardeve më të mira.
Në 6-mujorin e parë të këtij viti, ARRSH ka zbatuar 32 vendime të Këshillit Teknik për zgjidhjen optimal të çështjeve. Procedura të suksesshme shpronësimi ka realizuar për 20 akse kombëtare.
Deri tani janë 31 kontrata aktive në infrastrukturën rrugore të vendit që mbështeten me financim nga buxheti i shtetit dhe financime të huaja.
Në lidhje me rehabilitimin e sigurisë rrugore janë 12.8 milionë euro investime aktive në rehabilitimin e akseve kombëtare dhe 3.6 milionë lekë të investuara në ndërtimin, sistemimin dhe asfaltim emergjencash.
Nga fondi 803 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar, 50% e fond nga buxheti vjetor janë shpenzuar deri më tani. 41 milionë lekë janë shpenzuar për rritjen e eficiencës së investimeve.
ARRSH ka përfunduar plotësisht punimet në rrugën Tiranë-Elbasan; ka hapur njërën anë të Bypass-it të Fierit; ka përfunduar aksin Lin-Pogradec, si dhe ka përfunduar punimet në akset Burrel-Klos dhe Skrapar-Përmet Loti 1.
Gjithashtu ka përfunduar stabilizimin e rrëshqitjeve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
296 milionë lekë shënon buxheti i investimeve për sinjalistikën dhe sigurinë rrugore.
ARRSH ka vendosur në 130 km rrugë sinjalistikë të rifreskuar dhe ka ndërtuar 4 mbikalime të reja për këmbësorët, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin jo vetëm për mjetet, ka ulur rrezikun e aksidenteve, por edhe ka lehtësuar qarkullimin e kalimtarëve.