Ankara, 20 maj – Autoritetet turke kërkuan që të arrestohen 249 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për shkak të dyshimit për lidhje me rrjetin e predikuesit Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa për të cilën thuhet se e ka organizuar sulmin e pasuksesshëm shtetëror në vitin 2016, bëri të ditur NTV.
Autoritetet zbatuan operacione të rregullta kundër përkrahësve të supozuar të Gylenit, i cili jeton në azil në Pensilvani nga viti 1999.
Gylen i hedh poshtë akuzat se qëndron pas përpjekjes për sulm shtetëror më 15 korrik të vitit 2016.
Zyra e prokurorit kryesor në Ankara kumtoi se arrestimi i 249 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme është urdhëruar sepse hetimi ka treguar se janë vërejtur parregullsi në punën e tyre në lidhje me provimet pranuese.
Bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar 78 të dyshuar në operacione në 43 provinca dhe se policia po gjurmon pas të tjerëve.
Më shumë se 77.000 persona janë arrestuar dhe presin gjykim, ndërsa rreth 150.000 nëpunës shtetërorë, persona ushtarakë dhe të tjerë janë larguar nga puna ose janë suspenduar në kuadër të spastrimit të zbatuar pas grushtetit të pasuksesshëm.