Anëtarët e Rojës Bregdetare Turke kanë penguar 44 emigrantë që të kalojnë ilegalisht nga bregu turk drejt ishullit grek në Detin Egje.
Sipas botimit online të gazetës “Miliet”, emigrantët me një gomone lundronin nga Didimi në zonën e Ajdinit gjatë natës, por ndërsa udhëtonin përmes Detit Egje, ata u panë dhe u kapën nga anëtarët e Rojes Bregdetare.
Shumica e emigrantëve kanë qenë nga Afganistani, me përjashtim të tre prej tyre, të cilët ishin shtetas të Iranit. Midis emigrantëve ka pasur 16 burra, 12 gra dhe 16 fëmijë.