Ankara, 7 qershor – Autoritetet turke e mbajtën kryetarin lokal të organizatës “Amnesti internashënëll” Taner Kiliç për shkak të gjoja lidhjeve me rrjetin e imamit mysliman, Fetullah Gjylen, të cilin Turqia e akuzon për organizim të tentimit për grusht shtet që ndodhi në vend në korrik të vitit të kaluar, kumtoi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Policia turke e mbajti Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë në qarkun Izmir për shkak të gjoja lidhjeve me lëvizjen Gylen – FETO. Kiliç është arrestuar në shtëpinë e tij në Izmir dje në mëngjes para se të nisej në punë. Në shtëpinë dhe zyrën e tij është kryer bastisje. Autoritetet turke pas tentimit për grusht shtet që ndodhi më 15 qershor të vitit të kaluar, arrestuan mbi 40.000 persona, ndërsa mbi 100.000 u larguan nga puna.