Autoritetet spanjolle për një ditë kanë shpëtuar pothuasje 800 emigantë në Detin Mesdhe

Madrid, 23 nëntor – Autoritetet spanjolle kumtuan se dje në pjesën perëndimore të Detit Mesdhe kanë shpëtuar 778 emigrantë.

Shërbimet për operacione të shpëtimit në det në Tuiter kumtuan se kanë shpëtuar 590 njerëz të cilët kanë lundruar me gjithsej 12 anije.

Roja civile kumtoi se ka shpëtuar edhe 188 emigrantë të cilët kanë udhëtuar nga Afrika veriore.

Sipas të dhënave të Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme, nga janari në Spanjë kanë arritur rreth 50.000 emigrantë dhe refugjatë të paligjshëm me gjithsej 2.000 anije.

Nga fillimi i vitit, sipas Organizatës ndërkombëtare për emigracione, në Detin Mesdhe janë mbytur mbi 600 emigrantë të cilët kanë tentuar të arrijnë deri në Spanjë.