Moskë, 29 korrik – Autoritet ruse i filluan procedurat juridike kundër protestuesve të cilët ishin arrestuar në protestën e palejuar të shtunën, në qendër të Moskës.
Opozitari i i njohur Ilja Jashin, i cili ishte arrestuat gjatë protestës, sot mori paraburgim 10 ditor. Jashin është një nga politikanët opozitarë të cilët e inicojnë protestën për shkak të refuzimit kontrovers të kandidaturave të pavarura nga fleta e votimit në zgjedhjet për Këshillin e qytetit, të caktuara për në shtator.
Shkaku për këtë procesim, është aktiviteti im politik”, deklaroi Jashin në kumtesë. “Unë jam kritikues i vazhdueshëm i presidentit Vladimir Putin, kryetarit Sergej Sobjanin dhe partisë ruse në pushtet. Unë jam personaliteti gojën e të cilit autoritetet dëshirojnë ta mbyllin”, tha Jashin.
Lënda e parë penale kundër një nga protestuesit e arrestuar bazohej në pohimin se protestuesit, supozohet, kanë gjuajtur mbeturina ndaj policëve, informuan mediat shtetërore. Shkelja – sulm ndaj një përfaqësuesi të ligjit – dënohet me burg deri në pesë vite.