Bukuresht, 8 nëntor – Autoritetet rumune sot kërkuan nga Senati që të hiqet imuniteti i presidentit të atij institucioni Kalin Popesku Tariçanu, me qëllim që të mundësohet hetimi nëse ka pranuar ryshfet me vlerë prej 800 mijë dollar nga një kompani austriake.
Një anëtar i Senatit Klaudiu Manda tha se prokurorët nga Senati kanë kërkuar marrjen e imunitetit të Tariçanu, i cilin e mbron nga paditë.
Drejtoria kombëtare për antikorrupsion konfirmoi se dëshiron të hetojë senator të paidentifikuar për shkak të lidhjes së supozuar me ryshfet, në periudhën ndërmjet vitit 2007 dhe 2008, kur Tariçanu ishte kryeministër. Në kumtesë theksohet se ryshfeti ka qenë me vlerë prej 10 për qind të vlerës të marrëveshjes dhe se të hollat janë transferuar nëpërmjet ofshor – kompanive fiktive.