Zagreb, 24 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kroacisë ka dhënë rekomandim deri tek të gjitha shkollat, për shkak të koronavirusit t’i anulojnë udhëtimet në Itali, njofton korrespondenti i MIA-s.
Ky rekomandim është në përputhje me atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe jepet për shkak të sigurisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Ju këshillojmë që në muajt e ardhshëm t’i anuloni udhëtimet e organizuara në Itali”, theksohet në kumtesën nga ministria dikasteriale.
Sipas autoriteteve në Zagreb, ende nuk është vërejtur asnjë rast i konfirmuar në Kroaci të personit të infektuar me Kovid-19.