Romë, 17 shkurt – Autoritetet italiane e kanë dënuar Fejsbukun me shtatë milion euro për informim të pamjaftueshëm të përdoruesve për atë si do t’i përdorin të dhënat e tyre private.
“Fejsbuku nuk i ka informuar mjaftueshëm përdoruesit të cilët kanë hapur llogari se si do të përdoren të dhënat e tyre”, kumtoi Agjencia italiane për konkurrencë.
Rrjeti social nuk i zbatoi masat e vendosura nga rregullatori në vitin 2018.
Sipas Agjencisë, informacionet e siguruar nga Fejsbuku për përdoruesit ishin jo të plota dhe përdoruesit nuk mund të dallonin se cilat prej të dhënave të tyre do të përdoren për reklamim dhe cilat për personalizimin e platformës Fejsbuk, për shembull për kërkimin më të lehtë të përdoruesve të tjerë.
Një zëdhënës i Fejsbukut deklaroi se masat nga viti 2018 nuk ishin zbatuar sepse procedurat e apelit kundër tyre ishin ende në vazhdim.
Ai shtoi se komunikimi përndryshe i ndryshoi kushtet për përdorim që të bëhet më e qartë në cilën mënyrë i shfrytëzon të dhënat.