Shkup, 21 janar – Nga drejtoria e burgut hetues “Shutkë” në Shkup e kanë konfirmuar incidentin në të cilin kanë qenë të involvuar ish-ministrat, Mile Janakiseski dhe Spiro Ristovski. Ata i dënojnë ashpër incidentet e këtilla verbale dhe fizike dhe thonë se dhuna nuk do të tolerohet dhe ashpër do të sanksionohet, raporton KOHA.
“Më 21 shkurt të vitit 2019, rreth orës 13, i burgosuri gjatë një shëtitje të rregullt në ajrë të pastërt ka ardhur deri te një incident verbal i cili është shkaktuar nga Spiro Ristovski në drejtim të personit L.K., i cili më pas ka kaluar në sulm të lehtë fizik i cili është ndërprerë nga shërbimet e burgut. Ndërsa rreth orës 13 e 45 minuta, përsëri gjatë një shëtitje të rregullt në ajrë të pastërt ka ardhur deri të një incidet tjetër i shkaktuar nga Mile Janakieski mbi Esat Kafexholli i cili po ashtu më pas ka kaluar në përleshje fizike i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut. Për dy incidentet janë marrë deklarata me shkrim dhe është njoftuar gjykatësa gjegjëse”, bëjnë të ditur nga burgu i Shutkës, transmeton KOHA.
Pas incidentit mjekët e burgut menjherë kanë kryer kontrollet e nevojshme mbi të burgosurit të përfshirë në incident, Mile Janakieski dhe Spiro Risteski. Mjekët e burgut pas kontrollit kanë kërkuar ndihmë plotësuese mjekësore, ndërsa Mile Janakieski është ankuar se ka dhimbje për çka është dërguar për mjekim në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.
Nga Gjykata Themelore e Shkupit gjithashtu kanë konfirmuar se sot ka ndodhur incident fizik në burgun “Shkupi” në Shutkë, por më shumë hollësi për pjesëmarrësit nuk komunikuan. Disa media sot publikuan se në përleshjen fizike janë lënduar Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve mbrëmë u është caktuar masë arresti 30-ditorë lidhur me ngjarjet në Kuvend më “27 prill”. (koha.mk)